Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë pritet me masa të rrepta sigurie në aeroportin e Beogradit

Stadiumi do të kontrollohet nga më shumë se 1 mijë forca policie

shqiptaretMasa të rrepta sigurie për kombëtaren e Shqipërisë në Beograd. Qindra forca policie kanë pritur skuadrën kuqezi në aeroport dhe e kanë shoqëruar atë deri në hotelin ku do të qëndrojë përpara ndeshjes kundër Serbisë.

Këto janë momentet e zbritjes së kombëtares së Shqipërisë në aeroportin e Beogradit.
Përveç udhëtarëve të rastësishëm kuroriozë, skuadra kuqezi është pritur nga qindra forca të policisë dhe forcave speciale serbe.
Edhe pas daljes nga aeroporti, autobusi i kombëtarës shqiptare është shoqëruar me masa të rrepta sigurie deri në hotelin ku do të akomodohet në prag të ndeshjes të së martës kundër Serbisë për eliminatoret e Euro 2016.
Këto pamje tregojnë qartë atmosferën e krijuar përpara kësaj sfide të ndjerë jo vetëm në aspektin sportiv.
Shkak për këtë është vendimi i Federatës Serbe të Futbollit për të mos pranuar tifozët shqiptarë në stadiumin e Beogradit.
Jo vetëm grupimet që nuk do të lejohen të kalojnë kufirmin serb, por edhe tifozët që individualisht dëshirojnë të ndjekin ndeshjen rrezikojnë të arrestohen dhe të proçedohen sipas ligjeve në fuqi të Serbisë.
Por jo vetëm kaq. Federata Serbe e Futbollit ka publikuar edhe një rregullore për tifozët serbë.
Stadiumi do të kontrollohet nga më shumë se 1 mijë forca policie, ndërsa hyrja e tifozëve do të nisë tre orë përpara ndeshjes. Po ashtu, është e ndaluar vendosja në tribuna e pankartave raciste dhe materiale politike, ashtu siç nuk do të lejohet futja në stadium e stadium e flamurit apo simboleve tjera shqiptare.
Ndërkohë edhe mediat serbe vazhdojnë sulmet ndaj tifozëve shqiptarë, porn ë provokimet e tyre ndjehet qartë edhe tensioni për një rezultat negative në ndeshjen kundër Shqipërisë.
Në një reportazh të një gazetari që ka ndjekur ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, skuadra kuqezi vlerësohet si një “ekip I fortë dhe I hidhur”.
Po ashtu, një vëmendje të veçantë i kushtohet lojtarëve me origjinë kosovare si pikat më të forta të kombëtares kuqezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button