Home / Ekonomia / Durrës: Import-eksporte me 68 porte të botës nga Italia në SHBA

Durrës: Import-eksporte me 68 porte të botës nga Italia në SHBA

Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti anijet tregtare që janë përpunuar në Durrës kanë ngarkuar dhe shkarkuar mallra të ndryshme në 68 porte të botës. Mallrat e import-eksportit me Durrësin kanë lundruar me anije nga portet e Italisë, deri në Houston, Texas dhe Like Charles në SHBA.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual, bëhet e ditur se numrin më të madh të porteve në dispozicion të mallrave që transportohen me anije drejt/nga Durrësi e ka patur Turqia.

Gjatë këtyre 9 muajve anijet shqiptare dhe të huaja me mallra të ndryshme janë ankoruar në 19 porte të Turqisë, ndërsa në vendin e dytë për këtë tregues është Italia me 15 porte të prekura nga anijet me mallra import-eksporti.

Rusia me 7 porte dhe Ukraina me 4 të tillë janë dy vende të tjera në listën e porteve ku janë ankoruar mallra import-eksporti nga/drejt Durrësit.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milion ton mallra, ndërsa numri i përgjithshëm i vendeve me të cilat janë shkëmbyer mallra nga ky port arrin në 16.

Leave a Reply

%d bloggers like this: