Home / Ekonomia / Koncesioni i portit të Kepit të Rodonit dhe Sarandës, PD: Korruptive

Koncesioni i portit të Kepit të Rodonit dhe Sarandës, PD: Korruptive

Partia Demokratike deklaron se dhënia me koncesion e portit të Kepit të Rodonit dhe të Sarandës është vendim korruptiv.

Përfaqësuesi i PD, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediet tha se “teksa javën e shkuar në Bruksel, Bashkimi Europian diskutonte për hapjen e negociatave, në Tiranë Rama i dha me koncesion krimit dhe oligarkëve dy pasuri të mëdha strategjike të Shqipërisë: portin e jahteve në Kepin e Rodonit dhe portin e Sarandës”.

“Të dyja këto koncesione u dhanë me tendera fallso, ku pati vetëm një ofertë, nga personat me të cilët Rama kishte bërë pazaret që më parë”, ka theksuar Teliti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: