Politika

Rama citon Zaev: Në opozitë, asnjëherë nuk u shprehëm kundër fillimit të bisedimeve për vendin tonë me BE-në

Kryeministri Edi Rama citoi sot Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në përgjigje të deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili thotë se “nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane”.

Rama solli në vëmendje deklaratën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ndër të tjera shprehet se “kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendin tonë me BE-në”.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendin tonë me BE-në”, u shpreh Zaev në një deklaratë të bërë në 13 mars 2019.

Ndërkohë kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë në 13 tetor 2019, u shpreh se: “Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, ne opozitarë. Këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button