Home / Kronika / Grabitet me armë posta në Fushë-Bulqizë, autorët shqyejnë derën, marrin paratë dhe zhduken

Grabitet me armë posta në Fushë-Bulqizë, autorët shqyejnë derën, marrin paratë dhe zhduken

Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur sot para dite me armë postën në Fushë-Bulqizë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Burime jozyrtare thanë  se shuma e grabitur nga posta është rreth 460 mijë lekë të reja.
Autorët në momentin e grabitjes kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë shqyer me forcë derën e postës.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimi dhe më pas kapjen e autorëve, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta. Bazuar në burimet paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur ka mbajtur nën monitorim të rreptë furgonin, i cili po transportonte paratë nga Bulqiza në postën ku ndodhi grabitja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: