Sipas opinionit tim, ky ishte një gabim të cilin ua kam thënë liderëve të BE-së madje ishte pak më i drejtpërdrejtë. Tani vetëm mund të shpresoj se liderët e BE-së të nxjerrin konkluzionet e duhura dhe ta diskutojnë procesin e zgjerimit përpara samitit të Zagrebit që mbahet në Maj të vitit 2020” – u shpreh Tusk.

Edhe presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Juncker u ndal te vendimi i BE-së për negociatat.

Do të flasim për zgjerimin zoti President dhe jam shumë i zhgënjyer nga mungesa e vendimit të Këshillit të BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kishin të drejtën për të nisur negociatat. Ishte gabim shumë i madh që nuk u hapën negociatat me këto dy vende. Ishte një gabim shumë i madh sepse ndikon në zemër të këtyre dy vendeve dhe krijon idenë se edhe pse bëni premtime, nuk i mbani ato dhe askush nuk na respekton në botë nëse e bëjmë këtë.” tha Juncker