Politika

Rama ‘fshikullon’ BE: U bë e disata herë që nuk e mban fjalën, do ta kemi të vështirë të besojmë në vijim

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për çështjen e negociatave. Ai u shpreh se BE me vendimin, apo mos-vendimin, për Tiranën dhe Shkupin, i dha një goditje besueshmërisë tek familja evropiane.

“Në fakt, vendimi, apo mos-vendimi, në fund rezultoi me një debat të nxehtë mes vetes. Do të jetë e vështirë për palët që të besojnë në mundësinë e iniciativave, sado të sinqerta të jenë ato, por që mund të mos mbahen. Po bëhen disa herë që Bashkimi Evropian nuk e mban fjalën” – tha Rama.

Ai shtoi se rasti i Kosovës është një shembull flagrant për këtë. Rama shtoi se Kosova pavarësisht demarkacionit që iu kërkua, sot nuk e ka liberalizimin e vizave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button