Kronika

PD mbledh grupin për reformën zgjedhore, Alibeaj: Ne duam reformë reale

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar këtë të hënë, për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Grupi vijon që të punojë për reformën zgjedhore, ndërsa bëhet me dije se opozita vazhdon të kundërshtojë Komisionin Zgjedhor, duke e konsideruar shtojcë të një Kuvendi ilegjitim.

Në PD janë tre grupe që janë mbledhur për të punuar mbi reformën zgjedhore. Sot po bën mbledhje grupi i oponencës, i kryesuar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, në atë të implementimit të reformës sipas standardeve të OSBE, ndërsa faza e dytë është që të ketë dialog me opozitën.

Ndërsa, Enklejd Alibeaj në një dalje publike për mediat tha se sot u bë mbledhja e parë e njërit prej nën-grupeve. Alibeaj tha se grupi që ai udhëheq diskutoi për shit-blerjen e votës, por edhe për politizimin e administratës zgjedhore.

“Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës.

Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit.  Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”, tha Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button