Kronika

Vila miliona euroshe e Lulzim Bashës: Bashkia mohon raportimet për dëme nga tërmeti në pallatin e kreut të opozitës

Lajmi se Lulzim Basha, kreu i PD ka ndërruar banesë duke shkuar në një zonë periferike në kryeqytet, në rezidencat luksoze të Long Hill bëri bujë ditën e djeshme.

Pas kesaj PD u justifikua se zhvendosja u bë për shkak të ndërhyrjeve në banesë nga pasojat e tërmetit.

Por në bashkinë e Tiranës, në njësinë nr 2, zyra e urbanistikës konfirmon se nga pallati ku banonte Lulzim Basha, ngjitur me “Juvenilja Castelo” nuk raportohet nga asnjë banor ndonjë dëm në pallat.

E për më tepër, në zyrën urbanistike në bashkinë e Tiranës nuk është marrë asnjë leje rikonstruksioni nga ana e Lulzim Bashës për kryerje punimesh në shtëpinë ekzistuese, raporton Dritare.net.

“Teksa dihet publikisht që z.Basha ka ndërtuar pa leje kate shtesë në pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në NJA nr. 2, as ditën e tërmetit e as sot nuk është deklaruar asnjë dëm.

Për më tepër, administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje të panevojshme e të pakërkuar nga familja Basha”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Bashkia vuri në dispozicion numra emergjence për të raportuar për të gjitha demtimet që kanë ndodhur në banesa, biznese, apo objekte të tjera.

Deklarata e PD pohon zhvendosjen e kreut të PD Basha në këtë rezidencë me qira, përkohësisht, por deri tani, nuk është bërë publike kontrata e qirasë dhe nuk është deklaruar se kur pretendohet të kthehet në shtëpinë e tij me dy kate në pallatin ngjitur me liqenin artificial në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button