Kronika

“Lockheed Martin Global Inc”: Radari i ri me parametrat e NATO-s po instalohet në Pukë

Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore të RSH (SIVHA), faza I, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë “Lockheed Martin Global Inc.“, USA, në venddislokimin në malin e Midës, Pukë, po vijojnë punimet për instalimin e radarit të ri me parametrat e NATO.

Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka inspektoi punimet civile që po realizohen nga kompanitë nënkontraktore për montimin e bazamentit të kullës, ku do të vendoset radari dhe elementët mbështetës të tij. Gjithashtu u inspektuan punimet për objektin, ku do të dislokohet personeli si dhe punimet për rrethimin, sistemin e ndriçimit dhe monitorimit me kamera. Modernizimi i Forcës Ajrore me këto asete do të rrisë ndjeshëm vëzhgimin dhe sigurinë ajrore për mjetet ushtarake dhe civile.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button