roze

Si ndodhi puthja më e përfolur e javës

Puthja mes Ellen Degeneres dhe Jennifer Aniston është një nga videot më të komentuara të kësaj jave në internet. Aktorja Jennifer Aniston po merr vëmendjen në çdo dalje të saj që bën, si në publik ashtu edhe në Instagram të cilit tashmë i është bashkuar dhe po thyen rekorde me ndjekës dhe pëlqime.
Ndërsa tani aktorja po merr vëmendjen me një veprim tjetër.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e mikes së saj më të ngushtë, Ellen Degeneres, ku kanë folur për pëlqimet dhe preferencat që kanë në raport me njerëzit.
Gjatë bisedës, Ellen zbuloi se Aniston nuk kishte puthur asnjherë ndonjë femër në buzë. Kështu, Ellen u bë gati dhe ato pa hezituar bënë puthjen për të cilën po flitet në çdo kënd. Jennifer Aniston po promovon serialin e saj më të ri, ‘The Morning Show’, i cili do të fillojë të shfaqet në Apple TV+ nga fillimi i muajit të ardhshëm./Gazeta Express/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button