Amerika

Një tërmet 7,3 ballë Rihter godet Amerikën Qendrore

termet17-599x350Një tërmet me magnitudë 7,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun paqësor të Amerikës Qendrore duke shkaktuar një të vdekur në Salvador, ndërkohë që autoritetet kanë ngritur menjëherë një alarm për cunami.

Sipas Ministrisë së Mjedisit në Salvador, tërmeti ndodhi në orën 03:51 GMT në brigjet e rajonit Usulutan, në jug të Salvadorit.

Mbrojtja civile salvadoriane nuk dha informacione për dëme të rënda apo për viktima të tjera. Tërmeti u ndje gjithastu në Honduras dhe Costa Rica.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button