Bota

27 të vdekur pas kalimit të ciklonit ”Hud’hud”

aaa761Numri i të vdekurve pas kalimit të ciklonit të fuqishëm ”Hud’hud” në Indi arriti në 27, njoftuan burime indiane që përputhen.

Erëra me shpejtësi 195 kilometra në orë goditën brigjet juglindore të vendit, pranë qytetit Vishakapatnam, në shtetin e Andhra Pradeshit.

”Shembja e shtëpive dhe rrëzimi i pemëve shkaktuan 21 të vdekur, përfshirë 16 persona në Vishakapatnam, një nga më të mëdhenjtë e rajonit dhe bazë e një flote të madhe detare. Tre të vdekur u regjistruan në shtetin e of Orissas dhe tre të tjerë në Madhya Pradesh”, sipas televizionit indian NDTV.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po punojnë për normalizimin e situatës.

Në pjesën më të madhe të zonave të goditura nga cikloni mungon energjia elektrike si edhe ka mungesa në ujin e pijshëm dhe ushqime.

Cikloni ”Hud’hud” erdhi nga Gjiri i Bengalit, origjinë e shumë cikloneve të tilla gjatë periudhës prill-nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button