Rajoni

1 Nëntori-Dita e Rilindasve Bullgarë

Selim Hoxhaj

Konsulli Nderi i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Më 1 Nentor, Bullgaria kremton Ditën e Rilindasve të shquar të vendit. Kjo ditë i kushtohet veprimtarëve të medhenj të Rilindjes bullgare, luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët ruajtën gjatë shekujve vlerat shpirtërore dhe morale të kombit. Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe i ndihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet.

Për herë të parë kjo festë është kremtuar në qytetin jugor bullgar, Pllovdiv, në mënyrë jo zyrtare, në vitin 1909, kurse në vitin 1922 ministri i atëhershem i arsimit popullor, Stojan Omarcevski bëri propozim në Keshillin e Ministrave për caktimin e 1 Nëntorit si Dita e Rilindasve të Shquar të popullit. Prej 1 Nëntorit të vitit 1923, me dekret të Mbretit Boris i lll kjo ditë është përfshirë në kalendarin mbarëkombëtar të festave. Në periudhën e regjimit komunist nuk festohej, por tradita u rivendos pas ndryshimeve demokratike më 1 nëntor 1990 me idenë e Shoqatës së Përgjithshme popullore “Mati Bollgaria”. Festimi zyrtar u rinovua me ligj, që u miratua nga Legjislatura e 36-të e Parlamentit bullgar më 28 tetor 1992.

Nga veprimtaret e Rilindjes ndër të parët përmendet murgu nga Mali i Shenjtë, Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historia sllavo-bullgare” në vitin 1762. Ky libër pati një rol jashtëzakonisht të madh për rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare bullgare në vitet e sundimit Osman.

Midis tyre janë shënjtori Ivan Rillski, letrarët nga mesjeta, klerikët katolike Pjetër Bogdan dhe Peter Pecevic, peshkopi Vracanski dhe mësuesit Rajno Popovic, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Cintulov, folkloristët e shquar, vëllezërit Miladinovetj, etj.

Ndër personalitetet e tjerë të mëdhenj janë ikonografi i shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron–autori i abetares së parë bullgare; shumë botues të librave, njerëz të penës, mendimtare dhe frymëzues të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të ndërgjegjës qytetare. Ndër veprimtarët e shquar të Rilindjes Bullgarë janë dhe luftëtarët për liri, mijëra luftëtarë të njohur dhe të panjohur, aktiviste dhe vojvode të levizjes së organizuar revolucionare, siç janë: Haxhi Dimiter dhe Stefan Karaxha, udhëheqësit e lëvizjes nacional-çlirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirisë Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shumë të tjerë.

Ndër iluministët më të mëdhenj shpirtërore të popullit bullgar janë dhe shkrimtarët e poetët bullgarë Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penco Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapcarov, Dimiter Talevetj. Janë gjithashtu dhe mijëra murgj, mësues, historianë, të cilët jetën dhe veprimtarinë e tyre ia kushtuan zgjimit dhe përparimit të popullit.

Në këtë mënyrë 1 Nëntori është kthyer në një nga ditet më të festuara të shpirtit dhe vetëdijes bullgare, është bërë symbol i zgjimit shpirtëror, që fillon me levizjet e fuqishme për pavarësinë dhe arsimimin bullgar gjatë epokës së Rilindjes Bullgare. Këto levizje kontribuan për luftrat e popullit bullgar për pavarësi politike. Të gjithë klerikët, mësuesit, veprimtarët shoqërore dhe revolucionarët punuan për pavarësinë fetare, arsimuese, kulturore dhe politike të bashkëatdhetarëve të vet. Tani, pas më shumë se 141 vjet nga çlirimi prej zgjedhës otomane, si inteligjenca ashtu dhe i gjithë populli e kuptojnë trimërinë dhe burrërinë e të gjithëve, të cilët e lartësojnë shpirtin e bullgarëve.

Më 1 Nëntor çdo bullgar, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet–në atdhe ose diku nëpër botë, bën bilancin e vet se cili është kontributi i tij për ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministët dhanë shëmbullin e vet, kurse brezat e sotëm kanë detyrën të ruajnë atë që është arritur dhe ta çojnë më tej, sepse vetëm lartësimi shpirtëror mund ta ruajë identitetin e popujve.

Kur përkujtojmë veprimtaret e shquar të Rilindjes Kombëtare Bullgare mendja na shkon edhe tek veprimtarët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të ideologët dhe veprimtarët e shquar si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktivistët e Komitetit të Stambollit dhe të Lidhjes së Prizrenit, si vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtarët e shoqatave kulturoro-arsimore të kolonisë shqiptare në Bullgari (“Dëshira“ në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotët dhe demokratët e shquar nga fillimi i shekullit 20-të, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina etj.

Shoqata “Dëshira” me qëndër në Sofje u kthye në vatër të atdhedashurisë si motrat e saj në Stamboll dhe Bukuresht duke bashkëpunuar me Rilindasit e shquar Naim dhe Sami Frashëri, etj. Pjesë e aktivitetit të shoqatës “Dëshira” ishte hapja e shtypshkronjës “Mbrojtësia” e cila me botimet e saj luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen patriotike Kombëtare, pararendëse për Pavarësinë e Shqipërisë. Për herë të parë në Sofje u botua në vitin 1901, në këtë shtypshkronjë gazeta “Drita” nga Shahim Kolonja. Këtu janë botuar gazeta dhe revista si   “Shqypja e Shqypnisë” nga Josif Bageri, “Shqipëria e lirë” nga Kristo Luarasi, revistat “Vetëtima” nga Thoma Avrami dhe “Shqipëria” nga Nikola Ljako. Apo gazeta “Liri i Shqipërisë” e cila luajti rol për rritjen e ndërgjegjjes kombëtare shqiptare.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button