Home / Rajoni / Zaev për ftesën e Rusisë drejtuar vendit të tij dhe Shqipërisë

Zaev për ftesën e Rusisë drejtuar vendit të tij dhe Shqipërisë

E ndërsa mediat e huaja kanë raportuar se Rusia, përmes përfaqësuesit të saj të përhershëm në BE Vladimir Chizhov, ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik të Euroazisë, duket se një ftesë e tillë nuk i është dukur aspak tërheqëse kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ky i fundit bëri të ditur këtë të mërkurë se një ftesë e tillë nuk ka arritur në qeverinë që ai drejton, duke shtuar gjithashtu se “as nuk i binte ndërmend anëtarësimi në këtë union, siç citohet të jetë shprehur ai.

Ftesën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Chizhov e shprehu në Forumin Ekonomik Euroaziatik që u mbajt në  Verona të Italisë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në Bashkimin e Euroazisë sesa në atë Evropian”, tha Chizhov.

Ftesa ruse adresuar dy vendeve ballkanike vjen rreth dy javë pasi liderët e vendeve evropiane nuk arritën dakordësi në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për këto dy vendet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: