Kronika

Grabitje në Sarandë, biznesmenit i marrin bizhuteritë brenda në shtëpi

Banesa e një biznesmeni në Sarandë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme.

Biznesmeni që ka rënë pre e vjedhjes është Shpëtim Ahmeti, ndërsa në momentin e grabitjes mësohet se asnjë nga familjarët nuk ndodhej në shtëpi.

Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor janë vjedhur vetëm bizhuteri.

Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësojnë zbulimin e autorëve.

Dy vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button