Home / Europa / Ankohet edhe Irlanda, kryeministri: Shqiptarët dhe gjeorgjianët tejkalojnë sirianët për azil

Ankohet edhe Irlanda, kryeministri: Shqiptarët dhe gjeorgjianët tejkalojnë sirianët për azil

Kryeministri i Irlandës, Taoiseach Leo Varadkar, ka ngritur problemin e azilkërkuesve në këtë shtet, të cilët vijnë nga Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Në një shkrim të Irish Independent, thuhet se statistikat tregojnë se Shqipëria dhe Gjeorgjia, kanë kapërcyer Sirinë për sa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar azil në këtë vend.

“Qeveria ka shtuar kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar ata të hyjnë në vend”, -u shpreh Kryeministri i Irlandës.

Ma teje ai ka theksuar se shqiptarët dhe gjeorgjianët, duke përdorur dokumente të rreme, nisën drejt Irlandës dhe më pas i hedhin dhe kërkojnë azil.

“Për dijen time, shumica e azilkërkuesve nuk u jepet azil për shkak se nuk e kanë të bazuar kërkesën e tyre”, -tha kryeministri.

Varadkar ka deklaruar se Irlanda nuk është se po ‘mbytet’ nga emigrantët, por ama qeveria e tij nuk mund të lejojë asnjë hyrje të paligjshme.

460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: