Home / Ekonomia / Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në sektorin postar

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në sektorin postar

Posta Shqiptare dhe ajo Turke në Ankara, angazhohen të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në zhvillimin e modeleve më të mira në shërbimin postar.

Administratori i Postës Shqiptare Laert Duraj, me ftesë të homologut Kenan Bozgeyik, zhvilloi një vizitë triditore në Ankara, ku mori pjesë dhe në një takim dypalësh për të bashkërenduar bashkëpunimin në fushën postare, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë, me Postën Turke.

Konkretisht, Posta Shqiptare vlerëson modelin e zhvillimit të Postës Turke si një model biznesi i suksesshëm për t’u ndjekur edhe nga Posta Shqiptare.

Zhvillimi i “e-Commerce”, investimet strategjike dhe diversifikuese që Posta Turke ka në portofolin e saj të investimeve do të jenë know-how i duhur për referencë dhe për t’u ndjekur nga stafi i Postës Shqiptare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: