Politika

Meta-Bokhari: Shqipëria e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Pakistanin

???????????????????????????????Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 131-të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, u takua me kryetarin e Senatit të Pakistanit, Syed Nayyer Hussain Bokhari.
Kryeparlamentarët e dy vendeve ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Pakistanit duhen rivitalizuar përmes forcimit të shkëmbimeve ndërparlamentare, rritjes së nivelit të vizitave politike dhe intensifikimit të shkëmbimeve tregtare.
Kryetari Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson peshën rajonale dhe globale të Pakistanit dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin si në nivel bilateral, ashtu edhe në kuadër të platformave ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunimin Islamik, Kombet e Bashkuara apo përmes Unionit Ndër-Parlamentar.
Meta vlerësoi njohjen e Kosovës nga Pakistani si një kontribut për stabilitetin në Ballkan, por dhe si një akt miqësie ndaj shqiptarëve në rajon, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria dhe Pakistani duhet të rrisin bashkëpunimin në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë globale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button