Home / Sporti / UEFA prezanton topin e ri të “Euro 2020”

UEFA prezanton topin e ri të “Euro 2020”

Uniforia quhet topi që do të përdoret në fazën finale të Euro 2020. Adidas mendoi të përdorë një bashkim fjalësh që ka të bëjë me unitedin dhe euforinë.

Një emër që i përshtatet edhe faktit që turneu do të zhvillohet në vende të ndryshme të kontinetit, në 12 të tillë.

“Kur projektojmë një top të një turneu zyrtar, mundohemi të reflektojmë kulturën “, – sqaroi Anika Marie Kennaugh, dezajner i Adidas.

Uniforia ka shirita të zinj në të gjithë sipërfaqen e topit, që simbolizojnë kufijtë dhe turneun që zhvillohet në të gjitha këndet e kontinentit.

Aty ka dhe ngjyra të hapura dhe të shndritshme për të treguar diversitetin e aktivitetit dhe aftësisë për të bashkuar kultura të ndryshme.

Faza finale e Euro 2020 do të nisë në Romë më 12 qershor dhe do të mbyllet 1 muaj më vonë në Londër, në finalen që do të luhet në Wembley.

Leave a Reply

%d bloggers like this: