Home / Ekonomia / Rrezatimet e telefonisë celulare, AKEP publikon treguesit: Jemi brenda pragut të sigurisë

Rrezatimet e telefonisë celulare, AKEP publikon treguesit: Jemi brenda pragut të sigurisë

Ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë jo në pak raste është bërë shkak për debate. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare gjatë këtij viti kreu procesin e matjeve të rrezatimeve të telefonisë celulare me anë të metodës broadband measurement (matje me bazë të gjerë) për të parë situatën në vend dhe aktualisht janë finalizuar raportet për nëntë zona. Sipas AKEP në programin e matjeve janë përcaktuar pikat kryesore ku po kryhet monitorimi, kryesisht shkollat dhe spitalet.

Megjithatë sipas AKEP do të konsiderohen të gjitha kërkesat e publikut për monitorime në çdo vend ku ka qasje të pakufizuar apo çdo edhe lloj shqetësimi rreth niveleve të sinjaleve.

Raportet e publikuara deri më tani përfshijnë zonat Shkodër, Kukës, Sarandë , Delvinë, Pogradec, Librazhd, Përmet, Ersekë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Kavajë, Durrës, Lushnjë, Fier.

Duke u ndalur hap pas hapi në çdo pikë ku janë bërë matjet dhe duke përpunuar të dhënat, rezultatet që ka nxjerrë AKEP deri më tani ccojnw drejt njw pwrfundimi. Shqipëria mbetet brenda pragut të sigurisë.

“Nga matjet konstatohet se nivelet janë vazhdimisht shumë më poshtë atyre të përcaktuara nga ICNIRP Guidelines për “Limiting Exposure to Time‐Varying Electric, Magnetic and Electromagnetic fields”. https://www.icnirp.org/cms/upload/publications/ICNIRPemfgdl.pdf

Rezulatet e këtyre matjeve të regjistruara deri tani tregojnë se nivelet i rrezatimeve të emetuara nga antenat celulare nuk e tejkalojnë pragun sigurisë të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo Jonizues (ICNIRP)” nënvizon AKEP. Ky i fundit ka bere krahasimin e treguesve që kanë rezultuar gjatë matjes me nivelet limit të përcaktuara në rregulloren “Për Mbrojtjen e Publikut nga Rrezatimet Jojonizuese” çka ka rezultuar brenda parametrave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: