Kronika

Vendosnin skedina me celular, procedohen penalisht pronari i lokalit dhe kamarieri

Një pronar lokali dhe dhe kamarieri janë proceduar penalisht nga policia pasi ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Të proceduarit penalisht janë: G.H., 32 vjeç, (pronari i lokalit) dhe Xh.Ç., 26 vjeç, ( kamarieri), të dy banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit shtetasi Xh.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celuar, me anë të cilit dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Njoftim/ Elbasan

Ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit, proçedohen penalisht në gjendje të lirë pronarin i subjektit dhe kamarieri.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtronje aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave tê fatit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, u proçeduan penalisht shtetasit:

G.H., 32 vjeç, (pronari i lokalit) dhe Xh.Ç., 26 vjeç, ( kamarieri), të dy banues në Elbasan, pasi në ambientet e lokalit shtetasi Xh.Ç., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celuar, me anë të cilit dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button