Ekonomia

Linjë turistike Durrës-Split, kryebashkiakja Sako pret homologun nga Opara

Fillimi i një bashkëpunimi të ri në fushën e turizmit, duke krijuar një linjë turistike mes Durrësit dhe qytetit të Splitit në Kroaci ishte në fokus të takimit të zhvilluar të enjten mes kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako dhe homologut të saj, Kryetarin e Bashkisë së Splitit në Kroaci, Rstulović Opara.

“Kisha kënaqësinë të prisja në qytetin tonë kryetarin e Bashkisë së Splitit në Kroaci, Rstulović Opara dhe këshilltarin për projektet europiane Krešimir Budiša. Fillimi i një marrëdhënie bashkëpunimi midis dy qytetesh me shumë të përbashkëta. Në fokus shkëmbimin e eksperiencave në fushën e turizmit si dhe krijimin e një linje turistike Durrës-Split”-, bën të ditur Sako.

Ndërkohë bëhet me dije se kryebashkiaku i Splitit gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar vizitoi dhe zonat turistike, si dhe ato arkeologjike të cilat mbartin vlera të rëndësishme historike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button