Home / Ekonomia / Shitet Vivacom, kompania e aksionerit të ri të Telekom Albania

Shitet Vivacom, kompania e aksionerit të ri të Telekom Albania

BC Partners që zotërohet nga United Group- një kompani telekomunikacioni me bazë holandeze dhe kompani mediatike që operon në Europën Juglindore ka rënë dakord për blerjen e operatorit më të madh bullgar të telefonisë, raportoi SeeNews. Aksioneri kryesor i Vivacom aktualisht është Spas Roussev që bleu së fundmi kompaninë shqiptare Telekom Albania .

“Blerja do të përshpejtojë rritjen e United Group si dhe do të zgjerojë hapësirën e saj gjeografike duke forcuar pozicionin e saj si një lideri i kësaj industrie në rajon” tha Vivacom në një njoftim për shtyp.

Gjithsesi nuk janë dhënë detaje për çmimin me të cilin është mbyllur marrveshja. Transaksioni pritet që të mbyllet në tremujorin e dytë të vitit 2020 duke ndjekur procedurën e marrjes së miratimit antitrust. Blerja bëhet me dije se do të financohet përmes një kombinimi të një borxhi të ri me cash-in e United Group thuhet në njoftim.

“Vivacom është një kompani e drejtuar mirë dhe me një menaxhim të fortë dhe jam i lumtur për mundësinë që kemi për të ndërtuar një biznes edhe më të fortëë. Bullgaria është një treg atraktiv dhe kjo blerje do të na mundësoje që të diversifikojmë grupin edhe më tej” tha Victoriya Boklag, CEO e United Group në zyrat qëndrore në Amsterdam.

United Group operon aktualisht në gjashtë vende në rajon. Vivacom u mundëson shërbime mbi 1.8 milionë konsumatorëve.

Shitja e Telekom Albania te Elvin Guri dhe Spas Roussev

Grupi grek OTE – i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, Deutsche Telecom – dhe zotëronte 99.79% të aksioneve të Telekom Albania – njoftoi zyrtarisht në 23 janar se “OTE ka hyrë në një marrëveshje për të shitur kuotën e saj të plotë në Telekom Albania Sh.A. (Telekom Albania) te kompania bullgare Albania Telecom Invest AD për një shumë totale prej 50 milionë eurosh. Albania Telecom Invest AD kontrollohet nga z. Spas Roussev, aksioner kryesor i operatorit të telefonisë bullgare Vivacom, dhe nga z. Elvin Guri, një investitor bullgaro-shqiptar”.

Në fillim të muajit maj, pronësia e kompanisë u transferua plotësisht nga Grupi OTE (Pjesë e Grupit Deutsche Telekom) tek Albania Telecom Invest (“ATI”), e cila përfaqëson një grup investitorësh të njohur. ATI drejtohet nga z. Spas Roussev, aksioneri kryesor i Vivacom, operatorit më të madh të pavarur të telekomunikacionit në Europën Juglindore, si dhe nga z. Elvin Guri, investitor shqiptaro-bullgar.

Telekom Albania, operatori i dytë më i madh i telefonisë celulare në vend, kishte të ardhura prej 9.1 miliardë lekësh në 2017-n, ndërsa raportoi humbje tepër të larta prej 4.8 miliardë lekësh (më se gjysma e të ardhurave) në 2017-n, apo rreth 36 milionë euro, pas fitimeve minimale prej 155 milionë lekësh në 2016-n, sipas bilancit zyrtar. Humbjet erdhën pas një periudhe të artë, kur OTE, që bleu Telekom Albania (ish-AMC) për 80 milionë euro në vitin 2000, shënonte fitime mjaft të larta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: