Home / Politika / OHËR-Takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në axhendë edhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi

OHËR-Takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në axhendë edhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është organizatori i një takimi tripalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Ohër.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Pas takimit do të mbahet një seancë plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, mes të cilëve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, Komisioni Europian, Banka Botërore  dhe Banka Investuese Evropiane.

Pas kësaj seance plenare do të zhvillohet një konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: