Arte

“Lahuta e Malcís” për herë të parë në frëngjisht nga sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi

Në kuadër të promovimit të “Lahuta e Malcís” për herë të parë në frëngjisht, përkthyer nga sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi, në bibliotekën “Marin Barleti” u organizua mbrëmjen e djeshme nga bashkia e Shkodrës një aktivitet për At Gjergj Fishtën.

Nën interpretimin e aktorëve të Teatrit “Migjeni” Rita Gjeka (Mjeshtër i Madh), Jozef Shiroka dhe aktorit të Teatrit “Illyricum” Paulin Ujka, krijimet letrare të françeskanit të madh “Tringa”, “Oso Kuka” dhe “Lidhja e Prizrenit” erdhën për spektatorin shkodran si një thirrje shpirti.

Emocionues ishte interpretimi i Pretash Nilaj i “m’Lahutë si n’ato kohë t’Malcis…”.

Sociologu shqiptaro-francez Abidin Krasniqi foli për emocionet dhe njohjen e tij me veprën e Fishtës dhe punën e jashtëzakonshme të përkthimit të “Lahuta e Malcís” në frëngjisht.

“Lahuta e Malcís” konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të  shkruante nga viti 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.

Epopeja “Lahuta e Malcís” përshkruan luftërat e dy brezave, mirëpo këngët e saj më tepër tregojnë ngjarje të veçanta. Ajo nuk është një poemë që ka një veprim kryesor dhe një hero kryesor, siç janë eposet e mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button