SportiSporti ne bote

Franca certifikon “Arenën Kombëtare” me yjet, Mbape & Co për… festën e inagurimit

Kampionia e botës në fuqi, dy herë fituese e këtij trofeu (1998 dhe 2018) dhe dy herë fituesja e Kampionatit Europian (1984 dhe 2000) do të jetë në tapetin e stadiumit më të ri kombëtar më 17 nëntor. Didier Deshamp është kujdesur që në shoun e inaugurimit të impiantit modern të mos mungojë asnjë prej yjeve.
Në listën e përpiluar prej trajnerit të “Gjelave” janë në përbërje të gjithë futbollistët më të mirë, nisur me Mbape e gjithkush tjetër që bën pjesë në një ndër organikat më të mira në botë për momentin.
Kilië Mbape, Antuan Grizman, Kingslei Koman, Kante, Varan e Mandanda, janë vetëm disa prej futbollistëve më të mirë të momentit, nga sulmi në portë, teksa për francezët mungojnë vetëm portieri Lori dhe mesfushori Pogba, të dy të dëmtuar.
Deshamp ka publikuar listën për ndeshjen kualifikuese ndaj Moldavisë më 14 nëntor në “Stade de France” si dhe më 17 nëntor në Tiranë, duke certifikuar në njëfarë mënyre edhe vendin ku do të luhet ndeshja e fundit kualifikuese e grupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button