Home / Kronika / Reja: Më vjen keq për Cikalleshin, kemi pritshmëri nga Kamberi

Reja: Më vjen keq për Cikalleshin, kemi pritshmëri nga Kamberi

Në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u shpreh se i vjen keq për Cikalleshin pasi që kur ka qenë në skuadër ka qenë një lojtar deciziv.
Më tej Reja shtoi:
“Por kemi një skuadër të përshtatshme dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Kemi në vëzhgim Florian Kamberin, kemi pritshmëri. Kam nevojë për lojtarë për të bërë ndryshime. Përsa i përket ndeshjeve, kemi pasur një rritje konstante, kemi bërë mirë në dy ndeshjet e fundit dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të japim maksimumin. Dua që vëmendja më e madhe tani të jetë te ndeshja me Andorrën pastaj për Francën. E pamë Andorrën edhe me Turqinë që humbi në minutat e fundit, kështu që duhet të përqendrohemi te kjo ndeshje,” u shpreh Reja.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: