Home / Kronika / Aksident tragjik në Bërzhitë/ 18-vjeçari pa patentë humb kontrollin, vdesin 17-vjeçaret

Aksident tragjik në Bërzhitë/ 18-vjeçari pa patentë humb kontrollin, vdesin 17-vjeçaret

Një aksident me pasojë vdekjen e dy 17-vjeçareve ka ndodhur rreth orës 01:00 mesnatën e se shtunës në Bërzhitë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Mësohet se viktimat janë D. T dhe S. S, të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale F. SH. Makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: