Kuriozitete

Foshnja mbijeton e ngecur për tri ditë poshtë trupit pa jetë të të atit

spital-320x198Një foshnjë vetëm 10-muajshe nga Luiziana ka arritur të mbijetojë pasi qëndroi për disa ditë me radhë poshtë trupit të dekompozuar të babait të vet që kishte ndërruar jetë.

Nëna e foshnjës ndodhej në burg në kohë kur ka ndodhur ngjarja. Policia e gjeti Jason Fields, 43 vjeç te pajetë në banesën e tij në qytetin e vogël të Pleasant Hill, në jug të Shreveport. Ai kishte rënë përmbys në krevatin e tij, pranë një laptopi.

“Fakti që ai kishte rënë mbi foshnjën dhe nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’u ngritur tregon se ka ndërruar jetë menjëherë”, tha komisari i policisë së zonës.

Vajza 10-muajshe Betty Jean Fields u transportua në spital e dehidratuar dhe lëkurë të mavijosur, por mjekët besojnë se ajo do ta marrë veten shumë shpejt pasi ka reaguar menjëherë pozitivisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button