Home / Politika / Delegacioni i BE reagon pas votimit në Kuvend: Mirëpresim vendimin, presim krijimin e një Gjykatë funksionale

Delegacioni i BE reagon pas votimit në Kuvend: Mirëpresim vendimin, presim krijimin e një Gjykatë funksionale

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur vendimin e parlamentit për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të mesazhi në “Twitter”, BE-ja bën me dije se mbështet plotësisht vendimin e parlamentit dhe kërkon që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë që të jetë e  mundur.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE“, thotë BE-ja në reagimine saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: