Home / Arte / Libri / Panairi i Librit “Tirana 2019” fillon në 13 nëntor, titujt e rinj do ekspozohen gjatë 5 ditëve

Panairi i Librit “Tirana 2019” fillon në 13 nëntor, titujt e rinj do ekspozohen gjatë 5 ditëve

Panairi i Librit “Tirana 2019” çel siparin në datë 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Në edicionin 22 të këtij viti rreth 100 pavijone ekspozuese në të gjitha trevat shqipfolëse i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh ndër-rajonal në Shqipëri. Ndërsa, rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese, ku është menduar që të promovohen rreth 60 tituj të rinj. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, i cili është edhe organizator i këtij Panairi, Petrit Ymeri, ndalet tek risitë kryesore të këtij edicioni.

“Panairi ka rreth 100 botues nga të gjitha trevat shqipfolëse, por do të ketë edhe disa përfaqësi nga institucionet e huaja, që merren me librin. Gjatë ditëve të panairit do të ketë shumë aktivitete, që kanë të bëjnë më përkthimin, mes tyre edhe rreth 60 promovime librash”, thotë kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri.

Ymeri tregon edhe tek disa nga tematikat, që do të trajtohen në aktivitetet që do të mbahen gjatë katër ditëve të panairit.

Panairi i Librit “Tirana 2019” do të mbyllet në datë 17 nëntor. Ndërsa, juria e pazgjedhur prej dy muajsh është duke punuar për të zgjedhur veprat fituese në këtë panair.

Leave a Reply

%d bloggers like this: