Home / Bota / Clinton: I turpshëm mospublikimi i një raporti mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet britanike

Clinton: I turpshëm mospublikimi i një raporti mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet britanike

“I gjithë elektorati ka të drejtë të shikojë këtë raport para zgjedhjeve”, theksoi ajo për BBC Radio 4.Dorëzuar kryeministrit më 17 tetor pas një hetimi disa mujor, ky raport prej 50 faqesh nuk u bë publik pavarësisht thirrjeve të presidentit të Komisionit Parlamentar të hetimit dhe sigurisë (ISC), Dominic Grieve.

Për Grieven, dokumenti paraqet informacione të rëndësishme për zgjedhësit.Sipas të përditshmes “The Guardian”, raporti shqyrton përpjekjet për ndërhyrje ruse në fushatën për referendumin në vitin 2016 mbi Brexit, duke përfshirë këtu dhe përpjekjet për infiltrimin e partisë konservatore të Boris Johnson.

Akuzuar nga opozita për fshehje të këtij raporti, qeveria konservatore e Boris Johnson u mbrojt duke theksuar se kalendari i publikimit ishte i zakonshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: