Kronika

Euro, drogë dhe çfarë tjetër? Operacion policor në Mat, 2 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Finalizimi i një operacioni 6-mujor solli kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve në Mat, si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Kështu, ranë në pranga R.T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat. Po kështu u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, që janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike,  1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button