Home / Politika / Dëmshpërblimet për banorët e Astirit, Braçe: 1.2 milion dollarë për 8 objekte, gati 3.4 milionë dollarë të tjerë

Dëmshpërblimet për banorët e Astirit, Braçe: 1.2 milion dollarë për 8 objekte, gati 3.4 milionë dollarë të tjerë

“Janë dhënë 1.2 milion dollarë për 8 objekte, dhe janë  gati 3.4 milion dollarë për 15 objekte të tjera vetëm për lotin e parë të Unazës së re”, tha sot zv.kryeministri, Erjon Braçe.

Në reagimin e tij, Braçe i përgjigjet kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke u shprehur se nuk është tallje dëmshpërblimi i banorëve të Unazës së Re.

“Paratë e Astirit, 130 milion lekë tallje? 10 milion dollarë tallje? A i dini numrat apo jo? Vetëm për 8 objekte në Loti 1, janë paguar e marrë: 148 milion lekë/1.2 milion dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti 1, janë ndarë paratë e janë gati: 360 milion lekë/3.4 milion dollarë! Bëjini vetë llogaritë! Kjo veç tallje nuk mund të jete!”, -tha ai

Po ashtu Braçe i përgjigjet Lulzim Bashës duke i thënë se mirë do bësh t’u blesh një shtëpi banorëve nga paratë e tua, si vila luksoze në bllokun e vilave.

“Ky, Lylzim Basha, që është pareli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi siç shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë. Por nga leket e tija ama, nga leket e tij!”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: