Ekonomia

Koorporatat e mëdha i thonë jo kredisë edhe në 3 mujorin e tretë, bankat përqendrohen të bizneset e mesme

Kredia për bizneset e mëdha po shfaq vështirësi edhe në tremujorin  tretë të këtij viti duke shënuar rënie vjetore me 0,5 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë bankat kanë filluar të diversifikojë portofolin e kredisë tek ndërmarrjet e mes huaja ndaj të cilave është rritur ndjeshëm. Por gjithsesi korporatat e mëdha zotërojnë rreth 53 % të kredive të dhëna për bizneset.

Banka e Shqipërisë vë në dukje se kredia për biznesin e madhe mbeti në stanjacion, ndërkohë që bankat nuk kanë ndryshuar standardet për këtë nëngrup

Në një këndvështrim më afatgjatë, vihet re se bankat aplikojnë standarde më të shtrënguara për biznesin e madh, krahasuar me SME-të, standardet e të cilave kanë qenë përgjithësisht në kahun lehtësues që prej vitit 2015.

Favorizimi i SME-ve nga bankat lidhet jo vetëm me nevojën për një balancim më të mirë të portofolit të bizneseve drejt SME-ve, por edhe me rritjen e formalizmit të këtij segmenti në vitet e fundit, përdorimin më të pakët të levës financiare prej tij, si dhe mbështetjen e tij me projekte nga institucionet ndërkombëtare.

Banka analizon se rritja e financimit të këtij segmenti do të mundësonte jo vetëm mbështetjen më efektive të ekonomisë nga sektori bankar, por njëkohësisht do të krijonte premisa për rritjen e këtyre bizneseve në baza më të shëndosha.

Përmirësimi i kredisë për biznese ka reflektuar kreditim më të lartë në sektorin e tregtisë, industrisë dhe shërbimet, në linjë me aktivitetin e shtuar ekonomik në këta sektorë.

Kredia për sektorin privat ka përmirësuar më tej ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2019. Ky përmirësim është mbështetur nga të gjitha segmentet e kredisë, por më i lartë ka qenë ai për bizneset dhe në monedhën vendase.

Kredia për biznese ka shfaqur përmirësim të mëtejshëm të normave vjetore të rritjes, duke kulmuar në muajin shtator në 8.2%. Gjatë tremujorit të tretë, ky portofol u rrit me 8.7 miliardë lekë, rritja më e lartë në tre vitet e fundit.

Zhvillimet sektoriale në portofolin e kredisë tregojnë për një përmirësim të ritmeve të rritjes në të gjithë sektorët e ekonomisë, përveç atij bujqësor. Kredia për individë ka vijuar të shënojë norma të qëndrueshme rritjeje në tremujorin e tretë të vitit.

Stoku i kredisë për individë ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 12.4% në fund të tremujorit të tretë të vitit, me një rritje prej 0.3 pikësh përqindjeje nga e njëjta periudhë një vit më parë. Bankat kanë raportuar vazhdimisht kushte të përmirësuara kreditimi për këtë segment, të cilat, paralelisht me kërkesën në rritje për financim nga individët, kanë ndikuar në rritjen e qëndrueshme të këtij portofoli.

Pas një lehtësimi të standardeve në tremujorin e kaluar, ato raportohen të pandryshuara në tremujorin e tretë, ndërsa kërkesa për kredi nga individët ka vijuar të perceptohet në rritje. Me hyrjen në treg të bankave të reja gjatë vitit 2019, vendase dhe të huaja, konkurrenca në tregun e kredisë është rritur. Bankat i janë përgjigjur këtij ambienti të ri duke lehtësuar më tej kushtet e kreditimit për individë, në të dyja segmentet e treg.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button