Kosova

Reagon deputeti i VV-së që vendimi i PZAP-së ia merr mandatin

Alban Hyseni i cili fitoi mandatin e deputetit pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për të mos i marrë parasysh në rezultatet përfundimtare votat me postë nga Serbia që ia merr mandatin atij.Hyseni përmes Facebook-ut ka shkruar se 32 mandatet e VV-së nuk do të mund t’i tjetërsoj askush.
“32 mandadet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! askush nuk do të mund ti tjetërsoj! Vota e sovranit nuk lëvizet”, ka shkruar Hyseni.
Ai tutje ka shkruar se bashkë me dy deputëtët tjerë që preken nga vendimi i PZAP-së janë ankuar në Gjykatën Supreme.
“Bashkë me kandidatët e tjerë nga lista fituese, të prekur nga vendimi i PZAP, kemi ushtruar të drejtën ligjore për ankesë. Tendenca për të dëmtuar qeverinë Kurti, do të dështojë! Vullneti i popullit nuk do të mund të shtrembërohet”, ka shkruar Hyseni.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që votat me postë nga Serbia të mos numërohen në rezultatin përfundimtar.
Ky vendim ia mundëson koalicioni Nisma-AKR-PD kalimin e pragut zgjedhor dhe ia heq 3 mandate Lëvizjes Vetëvendosje, kësisoji VV nga 32 do të ketë 29 deputëtë në Kuvendin e Kosovës. Kurse LDK i heq 1 deputet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button