KronikaSporti

Ndeshja me Andorrën, policia publikon masat, ja rrugët që bllokohen

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 12:00, datë 14.11.2019, ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” dhe bulevardin “Qemal Stafa”, pasi  krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vendparkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe unaza e qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje në unazë dhe në spitalin rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Për garatimin e rendit dhe mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit përsa i përket Policisë do angazhohen  punonjës Policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisariatet vartëse të saj si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e Policisë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) monedha apo metale (të çfarëdolloji) d) çelësa të ndryshëm

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, mbasditen e sotme deri në përfundim të aktivitetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button