Kronika

Betimi i Vorpsit, noterja: Kam verifikuar vetëm firmën e saj, jo deklaratën e betimit

Vetëm pak orë pas publikimit të betimit të pazakontë të bërë nga Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, noterja Miranda Xhemalçi ka reaguar dhe ka deklaruar se përpara zyrës së saj noteriale është bërë vetëm noterizimi i deklaratës së zonjës Vorpsi dhe jo deklaratat e saj e betimit.

Ajo thotë se ajo ka bërë vetëm detyrën, duke verifikuar firmën e anëtarës së Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për gazetarët ajo thotë se me Vorpsin ka vepruar njësoj si me të gjithë qytetarët e tij, të cilët bëjnë një deklaratë noteriale.

“Më ka paraqitur një deklaratë të hartuar jashtë zyrës time noteriale dhe më vjen me deklaratën si çdo qytetar tjetër dhe unë vetëm kam vërtetuar nënshkrimin e saj. E hodhi firmën në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë.

Kam legalizuar vetëm nënshkrimin e Arta Vorpsit, kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. Mu paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën në sistem dhe unë kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të firmës së saj”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button