Home / Sporti / Mediat italiane magjepsen nga “Arena Kombëtare: Të dielën pagëzohet “Wembley” i Ballkanit me… Ceferinin

Mediat italiane magjepsen nga “Arena Kombëtare: Të dielën pagëzohet “Wembley” i Ballkanit me… Ceferinin

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht rreth çështjes së inaugurimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, ditën e dielë ndaj Francës.

Është “Corriere dello Sport”, që në versionin print, i ka kushtuar një artikull të konsiderueshëm, me titullin: “Hapet stadiumi i ri me Ceferinin dhe Francën”.

cor2

Më tej, jepen të dhëna rreth stadiumit, kapacitetit, si dhe emrit të ri komercial që pritet të marrë, ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe kulla e stadiumit.

Ndërkohë, një artikull i ka kushtuar edhe torinezja “Tuttosport”. Shkrimi rreth stadiumit të ri në Shqipëri hapet me titullin: “Uembli i Ballkanit në pagëzim. Të dielën në Tiranë për Shqipëri-Francë, inaugurohet stadiumi i projektuar nga një arkitekt italian”.

74674467_704040666774458_7334387193202343936_n

 

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: