Politika

“Më 25 nëntor do i prezantoj publikut platformën kundër KÇK-së”

Platforma e kryeministrit Edi Rama kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, do të prezantohet më 25 nëntor. Është vetë Rama që e bën të ditur prezantimin e kësaj platforme, teksa po flet në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk është më çështje muajsh, por ditësh. Më 25 nëntor do i prezantoj publikut këtë platformë. Kjo platformë do të jetë sfida e këtij Kuvendit dhe do e ndajë këtë sallë në ata që janë gati dhe në ata që nuk janë gati”, tha Rama.
“Të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KCK-së mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e  pritjes së vetting-ut, por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar. Ata që kanë marrë dënim për krime të rënda të lidhura me veprimtari kriminale më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve e gjykatëseve që e kthyen drejtësinë në një pazar, duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button