Sporti

Euro 2020, situata në çdo grup/ Ja ekipet e kualifikuar dhe ata që shpresojnë

Grupi A

Në Grupin A është Anglia që kryeson me 15 pikë pas gjashtë takimesh dhe është vetëm një fitore larg kualifikimit.

Ndeshjet e radhës janë me Malin e Zi brenda dhe me Kosovën jashtë.

Në vend të dytë ndodhet, Çekia me 12 pikë dhe në vend të tretë Kosova me 11 pikë.

Kosova ka ndeshje me Çekinë jashtë dhe pret Anglinë në të fundit.

Nëse nuk ja del nga grupi, Kosova ka edhe një shans nga National League.

Grupi B

Ukraina e Andri Shevçenkos ka fluturuar në vendin e parë me 19 pikë pas 7 takimesh të luajtura dhe ka siguruar tashmë biletën për në Euro 2020.

Në vendin e dytë ndodhet Portugalia me 11 pikë pas gjashtë ndeshjesh të luajtura dhe në vendin e tretë ndodhet Serbia me 10 pikë.

Portugalia ka dy ndeshje mjaft të lehta me Luksemburgun dhe Lituaninë.

Grupi C

Holanda ndodhet në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa ka edhe Gjermania. Por, është rezultati i ndeshjeve direkte ai që vendos.

Në vendin e tretë me 12 pikë ndodhet Irlanda e Veriut me 12 pikë.

Të tre skuadrat kanë edhe nga 2 ndeshje për të luajtur, me Irlandën që është e destinuar për vend të tretë pasi luan edhe kundër Holandës edhe kundër Gjermanisë.

Grupi D

Irlanda është në vendin e parë me 12 pikë ndiqet nga Danimarka po me 12 pikë dhe më pas vjen Zvicra me 11 pikë.

Edhe pse në vendin e tretë Zvicra është më e sigurta në këtë grup, pasi ka 2 ndeshje me dy ekipet më të dobëta të grupit dhe me 17 pikë është e kaluar.

Danimarka gjithashtu tri pikë i ka të sigurta me Gjibraltarin, por ndeshja e fundit në Irlandë do vendosi gjithçka.

Grupi E

Ky grup është ndër me të luftuarit, ku nga pesë ekipe janë 4 që shpresojnë të kualifikohen me Kroacinë që kryeson me 14 pikë pas 7 ndeshjesh.

Në vendin e dytë me 12 pikë është Hungaria që ka edhe kjo 7 ndeshje.

Sllovakia ndodhet në vendin e tretë me 10 pikë dhe ka dy ndeshje për të luajtur kundër Kroacisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa Uellsi edhe pse me 8 pikë në vendin e katër ka shanse shumë të mira pasi ndeshjet e radhës janë me Azerbajxhanin dhe Hungarinë brenda.

Por, nuk është gjithçka në dorën e tyre. Shpresat më të mëdha i kanë që Sllovakia të ndalet në ndeshjen kundër Kroacisë, dhe me dy fitore në takimet e tyre, janë të kualifikuar.

Pasi do shkonin në 14 pikë dhe linin mbrapa me 12 pikë Hungarinë, dhe në rast se Sllovakia do e mposhtë Azerbajxhanin shkon 13 pikë. Edhe nëse barazojnë me Kroacinë janë ata që kalojnë pasi në ndeshje direkte e kanë mposhtur sllovakun.

Ndërsa me Kroacinë nuk kanë bilanc pozitiv.

Grupi F

Spanja ka siguruar kualifikimin me 20 pikë pas tetë ndeshjesh, ndërsa në dy ndeshjet e fundit Suedia dhe Rumani do jenë në luftë me njëra tjetrën pasi kanë 15 dhe 14 pikë.

Rumunët edhe pse një pikë mbrapa ndeshjen tjetër presin Suedinë në shtëpi.

Teksa Norvegjia ka 11 pikë, dhe një barazim i mundshëm mes suedezëve dhe norvegjezëve, mund t’u japë shpresë.

Grupi G

Nuk ka shumë histori në këtë grup, ku thuajse gjithçka është e përcaktuar me 19 pikë është Polonia e kualifikuar dhe me 16 Austria, që vetëm matematikisht nuk është kualifikuar pasi është +5 nga Maqedonia, Sllovenia dhe Izraeli që kanë nga 11 pikë dhe dy ndeshjet e radhës i ka me Maqedoninë brenda dhe me Letoninë që ka 0 pikë.

Grupi H

Ky është grupi ku bën pjesë Shqipëria dhe thuajse çdo gjë ka përfunduar, me Francën e kualifikuar dhe me Turqinë e kualifikuar.

Të dy ekipet kanë nga 19 pikë dhe ndiqen nga Islanda me 15 pikë dhe më pas vjen Kombëtarja Shqiptare me 12 pikë.

Turku po luan kundër Islandës dhe në rast humbje sërish mbeten 1 pikë larg, ku ndeshjen e fundit e kanë ndaj Andorës.

Shpresa jonë për vendin e tretë në këtë grup është që Islanda të humbasë ndaj Turqisë dhe ne ti fitojmë dy ndeshjet e radhës ndaj Andorës dhe Francës.

Grupi I

Në këtë grup gjithçka ka përfunduar me Belgjikën dhe Rusinë e kualifikuar.

Në vendin e parë janë belgët me të gjitha ndeshjet fitore, ndërsa në vend të dytë rusët të cilët kanë vetëm një humbje nga djemve të Martinez.

Grupi J

Italia është në vendin e parë dhe e kualifikuar me pikë të plota pas 8 takimesh.

Finlanda ka marrë një dhuratë mjaft të madhe nga Greqia e cila mposhti me rezultatin 2-1 Bosnjën dhe kur kanë mbetur edhe dy ndeshje e shikon veten në +5 nga vendi i tretë.

Në vendin e tretë në këtë grup ndodhet Armenia me 10 pikë, po aq sa Bosnja, ndërsa Greqia është në vend të pestë me 8 pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button