Home / Ekonomia / Rivlerësimi i pronës me 2 për qind, Denaj: Procesi nis nga 1 janari deri në shtator

Rivlerësimi i pronës me 2 për qind, Denaj: Procesi nis nga 1 janari deri në shtator

Qeveria do të rikthejë mundësinë për të rivlerësuar pasuritë e paluajtshme me taksa të ulëta. Gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e viti 2020, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se nga fillim viti i ardhshëm pritet të nis procesi i rivlerësimit të pronave me 2% të vlerës nga 15% që është aktualisht.

Qeveria mendon të arkëtojë rreth 4.4 miliardë lekë nga rivlerësimi, që po përgatitet në formën e një projektligji nga disa deputetë të komisionit të ekonomisë.

Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes. Pra, nëse një individ e ka blerë një apartament 50 mijë euro para disa vitesh, por e shet atë 70 mijë euro, atëherë ai duhet të paguajë një taksë 15 për qind mbi diferencën prej 20 mijë euro. Duke qenë se shumë prona në Shqipëri janë blerë në kohën kur çmimet ishin më të ulëta, Ministria e Financave do të rikthejë rivlerësimin me taksë të zbutur, i cili i jep mundësi qytetarëve apo biznesit që t’i rivlerësojnë pronat me vetëm 2 për qind.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: