Home / Politika / Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

Presidenti Meta kallëzon penalisht kreun e KED, Ardian Dvoranin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar sot ne konferencen per shtyp ne ora 14.30 minuta  se diten e hene do të kallëzojë penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Kallëzimi vjen pas situatës së krijuar me Gjykatën Kushtetuese.
Meta e akuzon Dvoranin për dy vepra penale: “shpërdorim i detyrës” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

“Ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik dhe ka marrë përsipër të ushtrojë një akt mafioz”, theksoi Presidenti.

Konflikti Presidencë-KED nisi në momentin kur institucioni i drejtuar nga Ardian Dvorani i dorëzoi Ilir Metës në njëjtën ditë dy listat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Presidentit, ky veprim vuri në vështirësi institucionin për të zgjedhur sipas Kushtetutës gjyqtarët e rinj.

Sipas Metës, KED nuk ka marrë asnjë vendim kolegjial për dërgimin e listave për plotësimin e vakancave njëherazi, por ky veprim është kryer personalisht nga kryetari Dvorani.

Meta theksoi se, sipas Kushtetutës, dy vakancat në Gjykatë nuk mund të plotësoheshin njëherazi, por duhej respektuar radha midis Presidencës, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë.

Meta akuzoi Dvoranin se ka tentuar të krijojë një gjendje antikushtetuetshmërie duke e vendosur atë përpara faktit të kryer dhe duke i imponuar një “rregull të ri”, me qëllim shkeljen e Kushtetutës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: