Sporti

Kosova i mbyllë me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’, Anglia fiton në Prishtinë 4-0

Përfundon çdo gjë, Kosova i ka mbyllur me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’.
‘Dardanët’, në sfidën e fundit në Grupin A, u mposhtën 0-4 në ‘Fadil Vokrri’ nga superfuqia botërore, Anglia, duke mbyllur kështu këto kualifikime në pozitën e tretë me 11 pikë. Kjo është hera e parë që Kosova pëson në shtëpi, raporton Gazeta Express.
Kosova, me mungesat e Arbër Zenelit, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe së fundmit të Vedat Muriqit, e kishte të pamundur për të rrezikuar shumë “Tre Luanët”.
Harry Winks i Tottenham zhbllokoi rezultatin duke realizuar për 0-1 në minutën e 32-të, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë. Në atë të dytë, anglezët e gjetën rrjetën edhe tre herë, shënuan Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mount (90’), për rezultatin përfundimtar 0-4.
Sido që të jetë, kjo është humbje me shije të mirë për Kosovën, që i ka treguar botës së si një vend i vogël, i dalur pak nga lufta, mund të arrijë gjëra të mëdha.
Kosova dhe tifozët e saj kanë pushtuar botën me sjelljen dhe respektin për kundërshtarët.
Ëndrra vazhdon për ne, pasi në mars do të luftojmë sërish për Kampionatin Evropian, kur në play-off të Nations League Kosova do të ketë punë me Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button