Te ndryshme

Thesari viking zbulohet pas 1000 vjetësh

kryq-620x348Një thesar i tërë prej më shumë se 100 objektesh të çmuara që datojnë 1000 vjet më parë është zbuluar nga kërkues amatorë të thesareve në jugperëndim të Skocisë duke përdorur një detektor metalik.

kryqi1Thesari që i përkiste vikingëve është zbuluar në një fushë në Dumfriesshire nga Derek McLennan, një biznesmen i dalë në pension. Sipas ekspertëve, thesari, që përfshin edhe një kryq të madh argjendi dhe që mendohet së është groposur në shekujt 9-10 është nga thesaret më të mëdha të vikingëve që është zbuluar ndonjëherë.

Mes objekteve është zbuluar dhe një ibrik argjendi, që mendohet të jetë më i madhi i padëmtuar që është zbuluar ndonjëherë. Sipas ekspertëve ky objekt duhet të ketë qenë 100 vjet i vjetër në kohën kur është groposur, në shekullin 9.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button