Sporti

“Kam provuar 25 lojtarë”, Edi Reja: Mund të bëja më mirë po të vija 1 vit më herët, dua të vazhdoj me Shqipërinë sepse…

Trajneri i Shqiperisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën. Në vija të përgjithshme, Reja u shpreh i kënaqur me këto eliminatore, por u shpreh se duhen futur akoma lojtarë të rinj.

Ai u shpreh se moduli me 3 mbrojtës, nuk është në tërësi mbrojtës për ekipin, por i lejon të shprehet më mirë në fushën e lojës.

Humbje që vjen nga Franca…

Ata na treguan cilësitë e tyre, fizike dhe teknike. Ne krijuam disa raste për gol, por ishte e vështirë, dhe Shqipëria mungon në këto ndeshje. Nuk arrin të konkretizojmë rastet që krijojmë. Franca me sprinte dhe me cilësi, dalin para porte dhe shënojnë. Ndërroi 5 lojtarë trajneri, dhe të 5 të tjerët që u futën ishin po aq të mirë. Kjo e bën një ekip të një niveli të lartë. Shqipëria i ka këto përgjumje, por rikuperuam në pjesën e dytë.

Një notë për këtë fushatë eliminatoresh?

Para se të përballosh një kampionat të tillë, duhet një vit të njihesh me ekipin, dhe unë nuk pata mundësi ta bëj. U mundova të sjell disa elementë të rinj. Provuam dhe me Kamberin. Është me rëndësi të fusësh lojtarë të rinj. Është jetike për një ekip si Shqipëria. Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i kënaqur, sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur në përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë.

Cila ishte arsyeja që Ismajli nuk e nisi titullar? Si dhe Roshi?

Mund të pajtohem me këtë mendim, por nuk mund ta pranoj. Ky sistem na ka lejuar të bëjmë ndeshje të mira. Ndaj Islandës, me Turqinë, ku duhej të fitonim ne me më shumë raste. Disa lojtarë duhet të përshtaten. Kemi krijuar një ekuilibër në mbrojtje. Nuk është modul mbrojtës, por na lë të shprehim cilësitë tona. Kemi bërë paraqitje të mira.

Rinovimi?

Në këtë moment, nuk kam menduar për rinovimin. Do ulemi me presidentin të shikojmë edhe strategjinë për të ardhmen. Kur të vendosim, ju njoftojmë.

Më tej, trajneri i Kombëtares, foli në intervistë edhe për “Supersport”. Tekniku italian u shpreh se ka provuar rreth 25 lojtarë këto ndeshje që ka qenë në krye të Shqipërisë, ndërsa shprehet se do e bënte më mirë këtë gjë, nëse do vinte akoma më herët te ekipi jonë përfaqësues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button