Home / Kronika / Meta dekreton ambasadorin e ri në Turqi, Kastriot Robo

Meta dekreton ambasadorin e ri në Turqi, Kastriot Robo

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të Genti Gazheli si ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, dhe dekretoi emërimin në këtë detyrë të Kastriot Robo.

Në dekretin e Presidentit Meta thuhet se, “Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë”.

Në një dekret tjetër Presidenti Meta thekson se, “Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: