Home / Ekonomia / Turqia renditet partneri i katërt tregtar duke zënë 6.4% të vëllimit

Turqia renditet partneri i katërt tregtar duke zënë 6.4% të vëllimit

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-tetor sipas të cilit Turqia renditet partneri i katërt tregtar duke zënë 6.4% të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë njohën rritje në 10 muajt e këtij viti, duke arritur në 50.34 miliardë lekë

Referuar të dhënave për periudhën janar-tetor eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 1.7 miliardë lekë, ndërsa importet për periudhën 10-mujore llogariten 4.6 miliard lekë.
Nga Turqia, në periudhën janar-tetor janë importuar mbi 14 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, dhe gati 9 miliardë lekë material ndërtimi dhe metale.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006, dhe e cila ka hyrë në fuqi në Maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptar mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra – tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: