Home / Kronika / Dosja 613 kg kokainë në banane: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për Arbër Çekaj, ja provat

Dosja 613 kg kokainë në banane: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për Arbër Çekaj, ja provat

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Por dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

Pavarësisht deklarimeve në gjyq të biznesmenit Çekaj, Prokuroria në dosjen hetimore argumenton se është e vërtetuar që tre të pandehurit janë pjesë e grupit kriminal që kanë trafikuar sasinë rekord të kokainë, gjetur në kontenierët me banane.

“Bindje e plotë për implikimin e të pandehurit Çekaj në kryerjen e kësaj vepre penale, krijohet edhe nga disa momente të rezultuara nga pyetja e tij në cilësinë e personit nën hetim, ku ai fillimisht së bashkë me mbrojtësin e tij, interesohet për kushtet dhe përfitimet e mundshme nga një marrëveshje bashkëpunimi me organin e prokurorisë dhe më pas deklaron se fillimisht, nuk ka gjë për të deklaruar, c’ka të lë të kuptosh se mund të jetë i gatshëm të japë shpjegime për implikimin e tij dhe personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre”, thuhet në dosjen e prokurorisë, e cila mban firmën e prokurorit Edvin Kondili.

Një bisedë e përgjuar mes biznesmentit Arbër Çekaj dhe të pandehurit Donaldo Lushaj, është një tjetër provë me të cilën Prokuroria për Krime të Rënda, ka implikuar ata në trafikun e sasisë rekord të kokainë gjetur në kontenierët me banane.

“Edhe psë jashtë Shqipërisë, i pandehur Arbër Çekaj gjatë kohës që kontenieri mbahej në doganën e Durrësit, mbante komunikime të shpeshta dhe i shqetësuar me të pandehur tjetër Donaldo Lushaj.” thuhet në dosjen e prokurorisë, ku më poshtë është transkriptuar biseda mes dy të pandehurve.

A: Cfarë po bëni. Me kënd je aty

D: S’kanë gjë në dorë këta

D: Po presin me ardh nga Tirana

A: kush ka në dorë

D: Me tosin jam

A: Me ardhë pse a e kontrolluan

A: Ai që fola me të tha jam nga Tirana

D: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin nën kontroll
D: Ata po presin që fole ti
A: Anti narkotiku
D: Me ardh me firmos
A: Po a janë normal pse ikën pa firmos
A: Kush jau ka numrat
A: Nuk është Arlindi
D: Jo ka ik Arlindi se një herë thanë mbaruan
D: Se di është e ngatërrume
D: Veç po flasim kur të shkoj te puna

Referuar kësaj bisede, Prokurori Kondili shkruan në dosje se shqetësimet e dy të pandehurve lidhen me “Antinarkotikun”, me kontrollet që lidhen pikërisht me lëndët narkotike.

 

 

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: